26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Presidentja e Kosovës akuzon Serbinë për mbajtjen peng të policëve dhe bllokimin e udhëtarëve kosovarë në kufij

Në një ceremoni për diplomimin e kadetëve të Policisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani bëri thirrje për reagim ndërkombëtar për çështjen e pesë policëve të Kosovës të cilët, sipas saj, po mbahen peng nga Serbia. Ajo e cilësoi Serbinë si një shtet shovinist dhe kërkoi që aleatët të ngrenë zërin kundër këtyre veprimeve.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, shtoi ajo.

Osmani tha se “kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona ndaj është domosdoshmëri që Republika e Kosovës me institucionet e saj të jetë anëtare fuqiplotë e INTERPOL-it dhe e EUROPOL-it”.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës konfirmoi se një zëvendësdrejtor policie dhe katër zyrtarë të tjerë policorë po mbahen nga autoritetet serbe. Ministri Xhelal Sveçla akuzoi Serbinë për sulme ndaj policisë së Kosovës dhe theksoi se ky është një akt i paprecedent.


“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, tha Sveçla më 18 prill në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të kadetëve të Policisë së Kosovës.

Duke folur në këtë ceremoni, ministri i Brendshëm iu drejtua veçanërisht të diplomuarve nga komunitetet joshumicë, të cilëve iu tha se “Republika jonë është edhe juaja dhe vendi ynë është i përbashkët”.

“Në sfidat që mund të ballafaqoheni nga sot e tutje ne jemi mbështetja e juaj e cila nuk ka munguar edhe ndaj kolegëve tuaj kur janë kërcënuar në detyrën e tyre”, tha Sveçla.

Gjithashtu, autoritetet kosovare raportuan se autobusë dhe udhëtarë nga Kosova janë bllokuar në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë, në një tjetër incident i cili është cilësuar si hakmarrje nga Serbia për pozicionin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia mohoi se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe për Punë të Brendshme përmes një reagimi të publikuar më 17 prill.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...