21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Pritet vendimi i KAS pas pretendimeve të ARJan Hoxhes për kutitë e Votimit në Kamëz

KAS pritet të japë sot një vendim në lidhje me pretendimet e Hoxhës, ku përveç dyshimeve për votimin elektronik, janë dorëzuar edhe prova, ku operatorët ndihmojnë apo asistojnë qytetarët gjatë procesit të votimit, gjë që është e ndaluar.

Hoxha u shpreh dhe për vendimin e KAS për të mos pranuar ekspertë ndërkombëtar për testimin e pajisjeve, ku tha se ai do të paguante vetë koston, nëse do të lindte nevoja.

“Unë nuk dua të paragjykoj vendimin që do të jepet, duke marrë shkas nga dita e djeshme që KAS nuk pranoi kërkesën tonë për ekspertë të pavarur, për auditimin e pajisjeve për votimin elektronik, ka anomali statistikore të paprecedentë.

Vetëm në këtë mënyrë ne do të kishim çuar deri në fund barrën e provës, ne jemi të bindur që ka pasur një paraprogramim pëmes pajisjeve elektronike. Kërkesa u rrëzua dje , provat KAS i ka të bollshme, të mjaftueshme. Asnjë kërkesë e jona nuk është plotësuar, nga 10 kërkesa, për të bërë transparencën e procesit.

Në vetëm 4 qendra votimi, ka 202 herë që votojnë operatorët, duhet llogaritur përqindja e ndikimit të tyre në të gjithë rezultatin. Në 14 Maj nuk ka pasur votim të lirë dhe të fshehtë. Ka shkelje të Kushtetutës, që prevalon mbi çdo kod tjetër zgjedhor. Ne jemi të përgatitur për të faktuar para gjithë votuesve që 14 Maji ka qenë një ditë e krimit zgjedhor”, u shpreh Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...