23 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

“Progresi nuk ndalohet dot”/ Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: “Lagjja më e bukur në Tiranë!”

Në inspektimin e radhës në lagjen e re “5 Maji”, një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo do të jetë lagjja më e bukur e Tiranës. Sipas tij, apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti dhe banorët e zonës që do të strehohen aty, do të jenë gati shumë shpejt.

“Jam shumë krenar për punën e jashtëzakonshme që është bërë në lagjen “5 Maji”. Këtu nuk po ndërtojmë vetëm ndërtesa, por po ndërtojmë komunitet, hapësira, parkingje, gjelbërim dhe shkolla. Do të jetë padyshim lagjja më e bukur e Tiranës. Shumë njerëz do të lënë shtëpitë që i prishi tërmeti, për apartamentet e Boerit. Sigurisht, puna nuk ka shkuar fjollë, sidomos në Kombinat, ku kemi pasur një pafundësi gjyqesh absurde, kryesisht të stisur dhe të yshtur nga politika, po ashtu edhe te ‘’5 Maji”, me disa personazhe të OFL-së dhe çudira nga këto çudirat shqiptare, ku njerëz të implikuar në krime bllokojnë progresin e qytetit, apo parti humbëse sistematike i varin shpresat e tyre te sabotimi. Por, sabotimi nuk funksionon. Nuk funksionoi as te këndi i lodrave, as te sheshi, nuk funksionoi as te Astiri – shikoni si është çliruar hyrja e Tiranës ende pa përfunduar vepra – nuk funksionoi as te bllokimi që iu bë shkollës “Sami Frashëri””, tha Veliaj.

Më tej, ai nënvizoi se askush nuk mund ta ndalojë zhvillimin dhe progresin e qytetit të Tiranës. E rëndësishme, sipas Veliajt, është që të mbahen premtimet dhe të ecet përpara me punë.

“Ftesa për të gjithë ata që merren me politikë është të ofrojnë një alternativë tjetër, por të mos gënjejnë, të mos shpifin, të mos mashtrojnë, të mos hapin gjyqe dhe të mos inkurajojnë njerëz, duke i hedhur si mish për top nëpër gjykata. Përveçse e vonojnë, projektin nuk e ndalojnë dot. Sepse progresi nuk ndalohet dot”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...