23 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Temperaturat e larta/ Vapa në Japoni thyen rekordet gati 150-vjeçare, furnizimi me energji elektrike në momente kritike

Japonia po përvëlohet nga temperaturat shumë të larta që kanë goditur vendin për të katërtën ditë radhazi.

Të martën, vapa në kryeqytet theu rekordet gati 150-vjeçare për qershorin dhe autoritetet paralajmëruan se furnizimi me energji elektrike është në momente kritike dhe paralajmërohet ndërprerje e saj.

Vala e të nxehtit vjen më pak se dy javë përpara zgjedhjeve kombëtare në të cilat çmimet, duke përfshirë koston e energjisë elektrike, janë ndër çështjet kryesore të zgjedhura nga votuesit në sondazhet e opinionit që tregojnë rënien e vlerësimit dhe miratimit të qeverisë.

Pplitikanët përfshirë guvernatorin e Tokios kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Temperaturat në kryeqytet arritën 35,1 gradë Celsius deri në orën 13:00 me orën lokale të martën, pas tre ditëve të njëpasnjëshme me temperatura që kalonin 35 gradë C, niveli më i lartë i të nxehtit në qershor që nga fillimi i regjistrimeve në 1875.

Dhe vala e të nxehtit nuk duket se do të mbarojë shpejt.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë parashikoi temperatura maksimale prej 36 gradë C për Tokion të enjten dhe 35 gradë C të premten.

Me këtë situatë rastet e shtrimeve në spital u rritën, e shërbimet e urgjencës thanë se 76 persona u dërguan në spital në Tokio.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...