26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Projekti i ri qeverisë/Kamerat e bizneseve dhe individëve do regjistrohen në sistem elektronik online

Kamerat e instaluara nga bizneset, individët e institucioneve publike në ambientet e tyre të jashtme do të regjistrohen në një sistem elektronik që do t’i japë mundësi Policisë së Shtetit të aksesojë në një kohë më të shpejtë informacionin në rast se raportohet për një ngjarje të ndodhur diku.

Një procedurë prokurimi e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit me objekt kontrate “Sistemi i hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi – për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” ka në fokus ngritjen e këtij sistemi.

Sipas dokumenteve thuhet se aktualisht nuk ekziston një sistem informatik dhe informacion i kamerave të vëzhgimit në administrim të Policisë së Shtetit pra nuk ruhet dhe nuk administrohet në mënyrë elektronike.

“Aktualisht ekzistojnë shumë kamera në ambientet publike, të cilat në raste dhe situata të ndryshme nevojitet akses nga Policia. Aktualisht këto kamera (qofshin të policisë, institucioneve shtetërore, bizneseve të ndryshme apo individëve) vërehen në teren për një perimetër të caktuar, gjë që policia humbet shumë kohë për identifikimin dhe aksesimin e tyre. Për të ulur kohën e reagimit të policisëështë i nevojshëm realizimi i një sistemi ku të gjitha këto kamera të hidhen në një hartë dhe në këtë mënyrë të dihet ku të kërkohet në rastet e nevojshme” thuhet në dokument.

Objekti i këtij projekti është implementimi i sistemit informatik për administrimin digjital të regjistrit të kamerave te Republikës së Shqipërisë, i cili do të përfshijë:

Administrimin e hartës dixhitale për kamerat e sigurisë nga Policia e Shtetit.

Krijimin e një baze të dhënash me informacion të përgjithshëm për të gjitha kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet publike;
Administrimin kësaj baze të dhënash nëpërmjet një aplikacioni ëeb të aksesueshëm nga stafi i Policisë së Shtetit;
Hedhja dhe shfaqja në hartë e kamerave të sigurisë të instaluara si dhe fushëpamjes se tyre.Cdo subjekt mund të shtojë/heqë kamera sipas nevojave të biznesit.

Në fund të këtij projekti ndër të tjera kërkohet të arrihet së pari implementimi i sistemit elektronik për identifikimin e vendndodhjes së kamerave të sigurisë dhe perimetrit të tyre të mbulimit; Implementimi i sherbimit te raportimit te pozicionit gjeografik te kamerave te sigurise dhe parametrave te tyre ne portalin e-Albania; Krijimin e një baze të dhënash në të cilën do të ruhen pozicionet gjeografike të kamerave të sigurisë si dhe parametrat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...