19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Prokuroria e Korçës kërkon arrest për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës

Prokuroria e Korçës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës: Voltan Shkullaku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe. Kjo kërkesë vjen pasi ka prova që sugjerojnë se ata kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë të lokalit të Shkullakut pas ngjarjes.

Prokuroria është duke ekspertuar pamjet e një marketi përballë lokalit ku u vra 42-vjeçari. Të tre të arrestuarit, të kapur nga policia në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Denis Meçi, i cili u arrestua nga policia si autor i dyshuar për vrasjen, fillimisht u akuzua për vrasje me dashje. Megjithatë, Prokuroria e Korçës, përfaqësuar nga Vasjana Postol, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ndryshoi akuzën në vrasje nga pakujdesia. Ky ndryshim ka shkaktuar përplasje midis policisë dhe Prokurorisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...