16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 22, 2026
spot_img

Protesta e 7 korrikut/ Pensionisti 79-vjeçar nga selia e PD: “Me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie ka një mijë arsye për të dalë në protestë

Pëllumb Zade një nga protestuesit e “Unazës së Re” i është bashkuar thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën e 7 Korrikut.

Nga selia blu e cila është hapur këto ditë për qytetarër që do të bëhen pjesë e protestës ai renditi disa nga arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë vendim.

“Unë jam Pëllumb Zade, 79 vjeç, pensionist. Jam një prej “të mbijetuarve” të Unazës së Re. Jam pak më me fat se të tjerët, sepse kam humbur vetëm gjysmën e shtëpisë.

Për veten mund të them se jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie. Ka një mijë arsye për të dalë në protestën e 7 korrikut.  Janë rrogat e ulëta, pensionet e mjera, çmimet pa tavan dhe, mbi të gjitha, shpërfillja e qeverisë.

Arsyeja madhore është shpopullimi. Kam një pyetje për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e shohin zbrazjen e atdheut. Kush do të paguajë për pensionin tim sot dhe për pensionin tënd nesër, nëse vendi zbrazet nga forca punëtore dhe arsenali njerëzor!?Një pyetje e kam edhe për ata që thonë se kanabisi nuk na bën gjë, se ne nuk e përdorim”, u shpreh ai.

Ai iu drejtua ndërkombëtarëve me një pyetje se pse e përkrahim një qeveri të tillë në vendin tonë dhe a do e lejonin një qeveri të ngjashme në vendin e tyre.

“Po kur të vejë te fëmijët? Po nuk qenë fëmijët e mi do të jenë të tutë.  Një pyetje kam për ndërkombëtarët: Si e përkrahni një qeveri të tillë në vendin tim? A do ta lejonit një qeveri të ngjashme në vendin tuaj?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 22 Prill 2027

0
♈ Dashi Energjia është më e qetë. Është moment i mirë për të menduar para se të veprosh dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Je në...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 22 Prill 2026

0
Më 22 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me karakteristika të forta pranverore. Gjatë ditës priten kthjellime dhe diell...

“‘Mbylle gojën… je totalisht e paaftë’/ Përplasje e ashpër mes Ermiona Lekbello dhe Soni...

0
Formati televiziv “Ferma VIP 3” vijon të prodhojë tensione dhe debate të forta mes fermerëve, duke mbajtur publikun të fokusuar te dinamika brenda shtëpisë. Së...

Arrestohet autori i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, viktima dy vëllezër shqiptarë dhe një...

0
Vehad Muric, 25 vjeç, është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë të ndodhur këtë të martë në Podgoricë. Sipas autoriteteve,...

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj: humb jetën 30-vjeçari, plagoset vëllai i autorit të...

0
Endri Goxhaj, 30 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka...