23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Protesta e pedagogëve/ Tedi Blushi: “Të rriten menjëherë pagat për pedagogët dhe profesorët, arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për protestën e pedagogëve të Universitetit të Shkencave të Natyrës, të cilët kërkuan rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në punë.

Në një reagim në Facebook Tedi Blushi, ka bërë thirrje që të këtë një rishikim për pedagogët.

Në emër të PL, Blushi thekson se Qeveria i shpenzon paratë për të paguar inceneratorët, ndërkohë që ato duhet të përdoreshin për të paguar pedagogët dhe arsimin, të cilët janë lënë në harresë.

Reagimi:

Të rriten menjëherë pagat për pedagogët dhe profesorët! Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë! Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim!

Të ndërgjegjshëm për problemet e rënda të Arsimit të Lartë dhe nxitur nga nevoja për përmirësimin e menjëhershëm të situatës kaotike, mbështetim plotësisht kërkesat dhe propozimet e drejta dhe lehtësisht të realizueshme të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, që meritojnë të adresohen dhe të marrin zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

 

Nisur nga fakti që Shqipëria renditet e fundit në rajon në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking Web of Universities”, si dhe nga fakti që paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen çdo ditë me inceneratorët duke djegur të ardhmen e të rinjve dhe detyruar të braktisin Shqipërinë, i bëjmë thirrje Qeverisë të pranojë propozimin e pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë për:

 

. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik dhe administrative, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor, që të jetë të paktën 0.3% e GDP, më 2023.

. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademike që punojnë në laboratore.

. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.

. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm dhe pedagogët e jashtëm.

. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore.

. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

. Amendimin e pikës c) të paragrafit 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018, sipas propozimit të Sindikatës.

. Transparencën mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Ndajmë të njëjtin vlerësim me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë se adresimi dhe zgjidhja e këtyre kërkesave është një fillim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve aktuale dhe klimës në universitetet tona.

Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe të ardhme të sigurt europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...