33.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Protesta e thirrur nga Sali Berisha/ Delegacioni i BE në Shqipëri: “Dënohen aktet e dhunës, rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide”

Vijnë reagimet e ndërkombëtarëve për protestën që po zhvillohet para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në ‘Facebook” Delegacioni i BE në Shqipëri ka dënuar aktet e dhunës në selinë e PD-së.

Më tej thekson se Bashkimi Evropian ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratën e BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...