20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Goditet laboratori i kokainës në Itali, mes 5 të arrestuarve edhe një shqiptar! Sekuestrohen 28 kg drogë

Pesë persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Latina të Italisë, ku autoritetet sekuestruan rreth 28 kilogramë kokainë dhe zbuluan një laborator të sofistikuar për përpunimin e lëndës narkotike.

Operacioni nisi me kontrollin e një banese në rrugën Pennacchi, ku karabinierët gjetën 18 pako me rreth 18.2 kilogramë kokainë, 8 810 euro para në dorë, një makinë për numërimin e kartëmonedhave, dy ora luksoze, bizhuteri, gjashtë telefona celularë, një kompjuter portativ, shënime me llogaritë e aktivitetit kriminal, si dhe një pistoletë me ajër të kompresuar, një shkop teleskopik dhe një pajisje elektroshoku.

Gjatë kontrolleve në ambientet e jashtme të pronës, efektivët zbuluan mes bimësisë një laborator të pajisur për rafinimin dhe paketimin e kokainës. Brenda tij u gjetën peshore, sita, furra me mikrovalë, makina paketimi me vakum dhe presa të përdorura për përgatitjen e pakove të drogës.

Në laborator u sekuestruan gjithashtu dy kova plastike me përkatësisht 4.8 dhe 4 kilogramë kokainë në proces rafinimi, sasi të konsiderueshme substancash përzierëse, 27 thasë me pelet, secili me peshë 15 kilogramë, që dyshohet se përmbanin lëndë narkotike në proces përpunimi, si dhe enë me tretës kimikë dhe pajisje të tjera të përdorura për nxjerrjen dhe përpunimin e drogës.

Paratë, sendet me vlerë dhe lënda narkotike u sekuestruan, ndërsa laboratori iu nënshtrua ekspertizës nga specialistët e njësisë RIS të Karabinierëve në Romë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar metodën e përdorur për përpunimin e kokainës dhe sasinë e plotë të drogës që ndodhej në laborator.

Përveç shtetasit shqiptar, në pranga ranë edhe dy shtetas italianë, një holandez dhe një kolumbian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humb jetën 48-vjeçari belg në Golem, dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë...

0
Një shtetas belg ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Golem, Kavajë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi belg B. T.,...

Horoskopi ditor, e Martë, 22 Shtator 2026

0
♈ Dashi Një ditë e mirë për të marrë iniciativa dhe për të mos e shtyrë më një çështje që e ke menduar prej kohësh....

Parashikimi I motit, e Martë, 22 Shtator 2026

0
Shqipëria do të përfshihet këtë të martë, 22 shtator 2026, nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak tregon alternime të...

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...