30.9 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Protesta për ardhjen e Vuçiç/ Berisha: “Protesta është kundër aleancës triraterale, kuq e zi është një simbol i përjetshëm i shqiptarëve”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së protestës para Kryeministrisë.

Ai ka thënë se kjo proterstë është kundër aleancës triraterale, Beograd-Tiranë dhe Shkup, e cila i kundërvihet sipas tij nismës së Berlinit.

Berisha sulmoi Vuçiçin dhe Ramën, por nuk la pa përmendur as Bashën që sipas tij tradhtoi çështjen kombëtare, dhe nuk ka asnjë deklaratë për Ballkanin e Hapur.

“Sot bashkohen në protestën e tyre të parë më të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar të shkelmuar nga regjimi, kreu i meduzës Edvin Rama. Protesta është kundër aleancës triraterale, Beograd me vasalët e tij, Tiranë-Shkup dhe nuk është aspak kundër bashkëpunimit rajonal.

Është kundër kësaj aleance të mishëruar Ballkani i Hapur dhe refuzohet në mënyrë të prerë nga tre vende të tjera të Ballkanit. Kemi të bëjmë me një qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar, që është aktualisht integrimi evropian. I kundërvihet në mënyrë flagrante nismës së Berlinit, e iniciuar nga Vuçiç dhe e mbështetur nga vëllai i tij siamez Rama. Ballkani i Hapur u themelua nga Vuçiç në Novisad, nëse është një gjë që Lulzim Basha tradhtoi si peng-marrësi i tij është çështja kombëtare. Ju mi gjeni deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur, ato nuk ekzitojnë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mashtrim me tre identitete? Kush është Indrit Aliu, personi që u shfaq pranë Ramës...

0
Indrit Aliu, i njohur edhe me emrat Indrit Kolleshi dhe David Isaac, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas publikimit të fotografive...

“Ëndërronte të bëhej arkitekt”/ Kush ishte 19-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në mes të...

0
Vetëm pak javë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitej të niste studimet për arkitekturë, 19-vjeçari shqiptar Gent Maksutaj u vra me...

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...