18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Protestat e fermerëve në Bruksel: Traktorë të djegur, statuja e rrëzuar dhe përleshje me policinë

Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian, duke djegur traktorët.

Edhe pse protestat e fermerëve nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas informacioneve të fundit, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika.

Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edhe për përleshje me policinë.

Ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve. Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.

Gjithsej 91 persona u arrestuan në orët e vona të pasdites, pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmëve të shkaktuara.

Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...