35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

PSG dhe Chelsea sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League

PSG dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që siguruan kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Ekipi i Pochettinos humbi 0-1 në “Parc des Princes” kundër Bayern Munchen, por kaloi në katër ekipet më të mira të Evropës falë triumfit 2-3 në Bavari.

Ekipit gjerman nuk i mjaftoi goli i Eric Maxim Choupo-Moting në fundin e pjesës së parë. Neymar goditi traversën dhe shtyllën pak çaste përpara golit të sulmuesit nga Kameruni, teksa Neuer shpëtoi ekipin e tij në disa raste.

Plot raste nga të dy skuadrat edhe pjesa e dytë. Mbappe gjeti golin në minutën e 73-të, por ishte në pozicion të parregullt. Në fund festuan lojtarët e PSG-së, të cilët ia dolën të hakmerren kundër Bayern Munchen për humbjen e finales së vitit të kaluar në Champions.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në Londër. Porto fitoi 0-1 në “Stamford Bridge”, por në gjysmëfinale kaloi ekipi i Thomas Tuchel, pasi kishte fituar 0-2 në Londër. Iraniani Mehdi Taremi gjeti golin e fitores në minutën e 94-t falë një roveshate fantastike, por ishte shumë vonë dhe “Dragonjtë e Oportos” nuk patën kohë për të tentuar një tjetër gol.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...