22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Punësoi të fejuarat e djemve, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Presidentin e Urdhrit të Stomatologut

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mbajë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Nikoll Dedën, Presidentin e Urdhrit të Stomatologut. Dedë është akuzuar për shumë abuzime financiare, duke përfshirë shpërdorim detyre, punësim të padrejtë të një punonjësi, dhe përdorim të institucionit për përfitime personale.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar pezullimin e ushtrimit të detyrës për Dedën më 4 tetor, pas një hetimi të nisur në janar të këtij viti. Hetimi erdhi pas kallëzimit të një personi për abuzime financiare dhe manipulime me vendimarrjen e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Dedë kishte krijuar një “klimë posedimi privat” duke koncentruar në dorë funksionet e këshillave rajonale, përfshirë administrimin e buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku. Punësimi i të fejuarave të djemve të tij dhe fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar është cilësuar si tregues i personalizimit të Urdhrit të Stomatologut dhe krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik. Vendimi i Gjykatës së Apelit përcakton se masat e marra janë të arsyeshme dhe do të vazhdojë hetimi për të sqaruar përgjegjësinë e mundshme të Nikoll Dedës për veprat e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...