30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Qarkullonte me dy granata dore me vete, Policia e Tiranës arreston në flagrancë 27-vjeçarin

Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me arrestimin e një 27-vjeçari që lëvizte me dy granata dore me vete në kryeqytet.

Specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, poshtë sediljes  sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.

Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj.
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga një shtetas që qarkullonte si pasagjer në një automjet me dy granata dore me vete.
Në pranga dhe drejtuesi i automjetit për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sekuestrohen 2 granata dore.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer K. H.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej shtetasi K. H, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.
Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...