35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

SHBA-ja shënon 20-vjetorin e sulmeve terroriste, Presidenti Biden bën thirrje për unitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet teksa SHBA-ja po kujton viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në një video të publikuar më 10 shtator, për 20-vjetorin e sulmeve, ai kujtoi 2,977 njerëzit që humbën jetën nga këto sulme.

“Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe janë jetën e tyre në minutat, orët, muajt dhe vitet më pas”, tha Biden, teksa iu drejtua punëtorëve të emergjencave që u përgjigjën pas sulmeve.

Në SHBA gjatë të shtunës do të mbahen një sërë aktivitetesh për të kujtuar viktimat e sulmeve.

“Pavarësisht sesa kohë ka kaluar, këto përkujtime rikthejnë gjithçka, sikurse të kishim marrë lajmin pak sekonda më parë”, tha presidenti, raporton BBC.

Biden pranoi se “forca të errëta të natyrës njerëzore – frika dhe zemërimi, pakënaqësia dhe dhuna kundër myslimanëve amerikanë” ndodhën pas sulmeve, por tha se uniteti është “forca më e madhe” e SHBA-së.

“Kemi mësuar se uniteti është diçka që nuk duhet të thyhet kurrë”, theksoi presidenti amerikan.

Sulmet u planifikuan nga Al-Kaida nga Afganistani. Katër avionë pasagjerësh, me sulmues vetëvrasës në bord kryen sulmet. Dy goditën Kullat Binjake në Nju Jork.

Një avion tjetër u përplas në Pentagon, në periferi të kryeqytetit amerikan, Uashington DC dhe avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.

Presidenti Biden pritet që së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden të vizitojë tri vendet ku ndodhën sulmet.

Po ashtu, është paraparë që të mbahen gjashtë momente të heshtjes, që do të korrespondojnë me goditjen nga avionët të Kullave Binjake dhe më pas rrëzimin e tyre si dhe me momentin kur Pentagoni u sulmua nga një avion pasagjerësh.

Përkujtimi i viktimave të 11 shtatorit këtë vit vjen në një kohë të vështirë për presidentin Biden, i cili po përballet me kritika, pasi tërhoqi trupat nga Afganistani dhe i dha fund prezencës ushtarake në këtë shtet, më pak se një muaj, para se të shënohen 20-vjetori i sulmeve.

Biden kishte premtuar se SHBA-ja do të largohej nga Afganistani në 20-vjetorin e sulmeve dhe kishte thënë se ka pak gjasa që talibanët ta marrin kontrollin e shtetit.

Por, grupi militant mori kontrollin e shtetit në më pak se 10 ditë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...