12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Që nga 1 janari, këmbimet valutore duhet të raportohen çdo ditë në Bankën e Shqipërisë

Që nga data 1 janar e këtij viti, ka hyrë në fuqi një udhëzim i Bankës së Shqipërisë që detyron të gjitha institucionet financiare të licencuara për veprimtarinë e kursit të këmbimit valutor të raportojnë veprime me bazë ditore.
Subjekt i udhëzimit janë bankat, pikat e këmbimit valutor dhe institucionet e tjera të financiare të licencuara për këtë aktivitet. Bankat duhet të raportojnë me frekuencë ditore të gjitha veprimet e këmbimeve valutore të çdo monedhe tё huaj kundrejt lekut, përfshirë veprimet me arin, brenda orës 17.00 tё ditës nё të cilën ёshtё lidhur marrëveshja, duke specifikuar monedhën e huaj, shumën dhe kursin e këmbimit. Veprimet e kryera pas kësaj ore dhe pozicioni valutor nё çdo monedhë të huaj duhet të raportohen deri nё orën 09.00 të ditës pasardhëse të punës.

Zyrat e këmbimit valutor dhe subjektet financiare jo banka duhet të raportojnë me frekuencë ditore të gjitha veprimet e këmbimeve valutore të çdo monedhe të huaj kundrejt Lekut, brenda orës 12.00 të ditës pasardhëse të punës nё të cilën ёshtё lidhur marrëveshja. Raportimi duhet të përmbajë monedhën e huaj, shumёn dhe kursin e këmbimit. Gjithashtu, zyrat e këmbimit valutor dhe subjektet financiare jo banka duhet të raportojnë me frekuencë javore pozicionin valutor nё çdo monedhë të huaj, nё ditën pasardhëse të punës për javën e mbyllur ditën e premte. Në këtë raportim duhet të përfshihen, të identifikuara më vete, edhe veprimet që mund të jenë kryer gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Çdo veprim i kryer nga një nga subjektet e këtij udhëzimi me një klient që është person juridik ose person fizik tregtar dhe që është në vlerën minimalisht 50 mijë euro ose në ekuivalentin e kësaj shume, duhet të raportohet duke specifikuar emrin e klientit, monedhën e huaj, shumën dhe kursin e këmbimit.

Nëse shuma totale e veprimeve të kryera brenda një dite, nga një nga subjektet e këtij udhëzimi me një klient që është person juridik ose person fizik tregtar dhe që është në vlerën minimalisht 50 mijë euro ose në ekuivalentin e kësaj shume, atёherё këto veprime duhet tё raportohen individualisht, duke specifikuar emrin e klientit dhe kurset pёrkatёse.

Në rastin e veprimeve të këmbimeve valutore të kryera nga klientë që janë persona fizikë, subjektet e këtij udhëzimi duhet të raportojnë çdo veprim të kryer nga një klient i vetëm në vlerën minimalisht 50 mijë euro ose në ekuivalentin e kësaj shume, por pa specifikuar emrin. Gjithashtu, ato duhet të raportojnë shumën totale të veprimeve të kryera brenda një dite me një klient, nëse ёshtё minimalisht 50 mijë euro ose në ekuivalentin e kësaj shume, por pa specifikuar emrin. Të gjitha veprimet e këmbimeve valutore të tjera, që janë nën vlerën minimalisht 50 mijë euro ose në ekuivalentin e kësaj shume, duhet të raportohen të agreguara si një shumë e vetme totale për secilën monedhë të huaj sё bashku me kursin mesatar tё ponderuar tё këtyre veprimeve ndaj lekut.

Udhëzimi në fjalë do t’i ofrojë Bankës së Shqipërisë një informacion më të saktë dhe të përditësuar lidhur me volumet e këmbimit valutor që kryhen në tregun e brendshëm financiar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...