29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Qëllonin me pistoletë sportive me fishekë manovër, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy të rinj janë proceduar nga policia e Vlorës pasi kanë qëlluar me armë ajër. Sipas burimeve zyrtare A.L 16 vjec dhe L.H 17 vjeç kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Ata tashmë përballen me dy akuza, “Prishja e qetësisë publike” si dhe dhe” mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

Një 47-vjeçar u procedua pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin A.D. Mes të arrestuarve është edhe një 52-vjeçar nga Saranda, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi nga Policia e Vlorës:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasit M. L., 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pasi ka goditur për motive të dobëta, shtetasin A. D.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit M. Th., 18 vjeç dhe M. M., 18 vjeç, banues ne Delvinë, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin H. H., 18 vjeç.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. Xh., 52 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...