14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Qëlluan në mesditë drejt shtëpisë së Skënder Likës, zbulohet makina e autorëve

Ky është automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, të cilët mesditën e kësaj të premteje qëlluan me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Skënder Likës në Kurbin.

Autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin pikërisht me këtë makinë Audi A4 me portobagazh. Pas të shtënave nga të cilat fatmirësisht nuk pati të lënduar, ata u larguan nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët.

 

Policia ngriti pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e tyre, megjithatë deri më tani nuk ka ende gjurmë të tyre.

Kjo është hera e dytë që Skënder Likës i bëhet atentat. Në 10 Mars të këtij viti, në këtë vilë 3 katëshe shpërtheu një sasi eksplozivi. Për pasojë pati dëme të shumta materiale dhe banesa të tjera përreth. Sipas asaj që raporton Klan Neës, hetuesit i lidhin të dyja ngjarjet me vrasjen e Rakip Rolit në fund të vitit 2021.

Në atë kohë Skënder Lika u ndalua për moskallëzim krimi ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes u arrestua djali i tij Leli Lika, i cili ndodhet në burg. Ky i fundit pranoi para policisë se e ka kryer atentatin pasi në korrik të vitit 2021, Roli dhe djemtë e tij e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime në gjymtyrë. Ndërkohë nipi i Skënder Likës, Ilir Lika në maj të vitit 2020 ekzekutoi dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në një hotel në Mamurras.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...