34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tregojnë se varianti Delta përhapet më me lehtësi

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lija e dhenve, e njohur edhe si lija e ujit, dhe se mund të shkaktojë sëmurje të rëndë, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar një dokument të brendshëm të CDC-së.

Ky variant është thënë se ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthim të masës për vendosje të maskës, është bazuar në këtë dokument.

Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrirjes në spital, dhe vdekjeve, është thënë në raport, duke cituar ekspertët.

Hulumtimi i ri tregon se personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt, ka thënë udhëheqësja e CDC-së, Rochelle Walensky për New York Times.

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa viruset që transmetojnë viruset MERS, SARS, Ebola, gripin sezonal dhe linë e dhenve, ka thënë raporti.

Hapi i parë për agjencinë është që të “kuptojë se lufta ka ndryshuar”, është cituar të jetë thënë në dokument.

CDC pritet të bëjë publike më shumë të dhëna ndaj këtij varianti të premten, ka thënë New York Times.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...