35.1 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Qerret – Mbytet një 59-vjeçar nga Kosova, ambulanca u vonua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në plazhin e Qerretit, ku një 59-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht, dyshohet si pasojë e arresti kardiak ndërsa ndodhej në det.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, viktima ka pësuar komplikacione shëndetësore menjëherë pasi është futur në det dhe ka humbur ndjenjat. Megjithatë, pushuesit që ndodheshin në vendngjarje japin një tjetër version, duke ngritur akuza serioze ndaj shërbimit të ambulancës për vonesë dhe mungesë profesionalizmi.

Sipas dëshmitarëve okularë, 59-vjeçari ishte futur në ujë bashkë me dhëndrin, por ky i fundit kishte dalë më parë në breg. Kur pushuesit panë burrin në vështirësi, ndërhynë menjëherë dhe e nxorën nga deti, duke i dhënë ndihmën e parë. Ata thanë se kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por kjo e fundit ka mbërritur mbi një orë më vonë.

“E tmerrshme të shikoje sesi përpëlitej për ndihmë, ndërkohë që mjekët e rinj nuk dinin ç’të bënin”, u shpreh një dëshmitare për mediat. Ajo shtoi se pas përpjekjeve me elektroshok, gjilpëra dhe shtypje në kraharor, mjekët nuk arritën të rikthenin në jetë 59-vjeçarin, i cili kishte probleme me zemrën dhe diabetin.

Trupi i viktimës u transportua me barelë, ndërsa policia konfirmoi zyrtarisht vdekjen në vend. Pushuesit shprehën shqetësim për mungesën e emergjencave mjekësore të pajisura dhe të gatshme në vijën bregdetare, duke theksuar se raste të tilla tragjike mund të parandalohen me ndërhyrje në kohë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe zemërim, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë mbi dinamikën dhe veprimet e ekipeve mjekësore të thirrura në ndihmë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...