35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Qeveria Shqiptare miraton ndërprerjen e aksesit në TikTok për 12 Muaj

 

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar një vendim për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok për një periudhë prej 12 muajsh. Ky vendim, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe shmangien e ndikimeve negative, fokusohet në parandalimin e dhunës dhe përmbajtjeve të dëmshme që mund të ndikojnë në zhvillimin psiko-social të fëmijëve dhe rinisë.

Qeveria ka theksuar se ndërprerja e TikTok do të zgjasë deri në realizimin e instrumenteve teknike nga ana e platformës që rregullojnë aksesin e fëmijëve dhe përmbajtjet e dëmshme.

Sipas vendimit, në rast se platforma TikTok realizon filtrat e nevojshëm për të mbrojtur fëmijët, mund të rivlerësohen masat dhe të vendosen masa të reja. Pjesë e këtij vendimi është gjithashtu angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për të negociuar me përfaqësuesit e platformës dhe të tjera për të adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale.

Ky vendim është mbështetur në disa ligje dhe nenet e Kushtetutës, duke përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe sigurinë e të dhënave personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...