26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama i përgjigjet Mitsotakis: E rrezikshme të jemi peng i politikës së brendshme

Edi Rama thyen heshtjen dhe jep një përgjigje për kryeministrin grek Kyrios Mitsotakis, i cili, nuk e ftoi në Athinë. Përgjigjja ishte edhe për të gjithë të tjerët, që siç tha ai, ishin hutuar nga mungesa e tij në darkën informale organizuar me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Selanik.

Përgjigjen preferoi ta japë pas 15 orësh, publikisht në platformën sociale Twitter, dhe zgjodhi ta japë në anglishten, – gjuhën me të cilën komunikuan të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor me liderët europianë në në darkën e mbrëmshme 21 gusht 2023.
Mungesën në takimin informal në Athinë për Ballkanin Perëndimor, e trajton si pasojë e pengmarrjes nga një politikë fisnore, që siç ai shkruan është shumë e rrezikshme.

Rama sjell në vëmendje Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor, ku Kryeministri grek Mitsotakis është i ftuar si përfaqësues i Greqisë, dhe jo Presidentja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...