18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Rama intervistë për RTVE/ “Pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Spanjës RTVE gjatë vizitës së tij në këtë vend, ku ka folur për disa çështje të rëndësishme. Kosova, e cila nuk njihet nga Spanja, sigurisht që ishte një prej temave.

Pavarësisht se edhe Spanja nuk e njeh Kosovën, Rama thotë se ata nuk kanë problem me çështjen e shqiptarëve, por janë probleme të brendshme politike.

I pyetur nëse Shqipëria është e shqetësuar nga influenca ruse dhe kineze në rajon, Rama thotë se kjo nuk ndikon, pasi integrimi europian dhe e ardhmja e BE-së është zgjedhja jonë e lirë.

Rama tha se e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem me shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë dhe problemet e saj të brendshme.

“Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, tha Rama.

Tensionet janë pjesë e atij proçesi. Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufinj evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të izoluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre. Ne, Shqipërinë të paktën, nuk e shqetësojnë këto influenca të mundshme pasi për ne Evropa është besimi ynë dhe e ardhmja në Bashkimin Evropian është zgjedhja jonë e  lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“500 mijë euro në kriptomonedha?”/ Zhdukja e Englant Koçit, pista e hetimit zhvendoset te...

0
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e Englant Koçi, për të cilin autoritetet dyshojnë se mund të jetë viktimë e një...

“I maskuar në beach bar në Borsh”/ Arrestohet Moisi Habilaj gjatë operacionit të Policisë...

0
Një operacion i Policisë së Shtetit ka përfunduar me arrestimin e Moisi Habilaj, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme në zonën e Borshit. Sipas...

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...