22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rama komenton dhunën në Kuvend: “Veprime të paparashikuara, shfaqje e pasigurisë politike nga opozita”

Kryeministri Rama nga Asambleja e Zgjeruar në Dibër komentoi dhunën në Kuvend nga Opozita si veprime të paparashikuara, shfaqje e pasigurisë politike nga ana e tyre.

Është një moment i rëndësishëm për ne si forcë politike, në vigjilje të një Kongresi, dhe patjetër në një fazë të jetës së vendit që ka shumë gjëra pozitive, po patjetër ka edhe sfida dhe vështirësi që duhen kapërcyer. Unë nuk kam dashur dhe dëshiroj të shpenzoj kohën e askujt për këtë, por e rimora për të nënvizuar faktin që kjo situatë që të gjithë ju e shihni, është një situatë ku arsyet që thuhen për këtë përshkallëzim të ri të marrëzisë nuk janë ato që dihen. Arsyet e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohen sërish me skena dhe me akte të cilat asnjë familje, asnjë prind, as ata vetë që i vënë në jetë këto akte nuk ia lejon fëmijëve të vet. S’ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja dhe pastaj baballarët hyjnë nga penxheret sepse diçka shumë e fortë i shtyn në këto akrobacira qesharake që mund të shkojnë në shfaqjet e Portokollisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë së një vendi si parlamenti dhe kjo lidhet me drejtësinë, ju e patë besoj dje, e ndoqët që gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg që është gjykata më e lartë e të gjitha vendeve evropiane, dhe vendimet e asaj gjykate janë udhërrëfyes për Evropën, shtetin e së drejtës dhe janë detyruese për çdo vend evropian. Dhe gjykata e të drejtave të njeriut dje nxori vendimin duke praktikisht rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...