22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Rama mori vulen e PD, Meta : ‘Nuk ka buburrec që i merr partinë Erisa Xhixhos’

Në daljet e tij të fundit, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, për dëshirën për të sekuestruar partinë dhe për t’ia dorëzuar Ramës. Meta ka vijuar akuzat në një emision televiziv, duke bërë përplasje parimore me SPAK-un dhe duke hedhur dyshime mbi veprimet e tij. Ai gjithashtu ka përdorur argumente për të mbështetur pretendimet e tij rreth përdorimit të Lulzim Bashës nga Rama për të marrë vulën e PD-së.

Sipas Metës, Rama përdori Lulzim Bashën për t’i marrë vulën PD-së që drejtohej nga Berisha.

Meta: Përplasja me SPAK është vetëm parimore dhe asgjë tjetër. Nuk ekziston asnjë skenar për mua.

Kikia: Çfarë fakti keni që zoti Dumani do sekuestrojë PL?

Meta: SPAK mbylli çështjen e Lulzim Bashës dhe e përdorën për të marrë vulën e cila i takonte PD-së së vërtetë që drejtohej nga Berisha. Kush e bëri këtë? Unë e bëra? Gjykata vendosi që vula i takon PD dhe kjo është PD.

Kikia: Kush do ta marrë vulën e PL-së? Thoni që do ta marrë vulën dhe do t’ia çojë Ramës? Kjo është figurative?

Zili: Kë po përdor Rama në PL, nëse në PD përdori Lulzim Bashën?

Meta: Nuk ka çfarë të përdorë, nuk ka buburrec që i merr partinë Erisa Xhixhos dhe Tedi Blushit. Ne jemi partia më transparente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...