29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rama paralajmëron Bizneset: Nuk do tolerojmë nëndeklarimin e pagave

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset se nuk do t’u tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve. Gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve dhe punonjës, Rama u ndal veçanërisht te pagat në sektorin e ndërtimit. Ai e quajti mashtrim një pagë prej 600 eurosh në këtë sektor, duke theksuar se ndërtimi përballet edhe me mungesë punonjësish.

Rama i paralajmëroi bizneset që të fillojnë deklarimet reale të pagave, ose do përballen me masa të rënda administrative dhe penale. “Mashtrim është që të thuash se paga mesatare në ndërtim është 600 euro. Tani, problemi kryesor që kanë bizneset është ku t’i gjejnë punëtorët që i nevojiten, qoftë në numër, por edhe për aftësi. Kjo është të tallesh me përbuzje me këtë hall kombëtar. Çështja e sigurimeve shoqërore është çështje sigurie shoqërore; nuk është thjesht detyrim formal. Është një detyrim i drejtpërdrejtë, sistemi i pensioneve nuk është kompani, por funksionon si kanal transmetimi për ato që mblidhen këtej dhe shkojnë menjëherë andej për të paguar pensionet,” tha ai.

Rama theksoi se është e rëndësishme të flasim për një realitet ekonomik të vështirë, duke e kujtuar se kur qeveria e nisi këtë proces, gjeti bizneset të rraskapitura nga borxhet dhe një shtet të zhytur në një gropë me më shumë se 700 milion euro borxhe. Ai përmendi gjithashtu se ndërtuan një rrugë që kishte për qëllim stabilizimin e sistemit të taksimit, çlirimin e biznesit të vogël nga taksimi dhe zgjerimin e bazës së kontribuuesve pa rritur taksat.

“Një nga sukseset e qeverisë është se sot jemi vendi me hapësirën më të madhe të lehtësive për bizneset. Nuk ka vend në rajon ku biznesi i vogël të ketë zero taksë, deri në 140 mijë euro nuk paguan as taksë. Ndërkohë, deri në 100 mijë euro xhiro, nuk paguan as taksë as TVSH,” përfundoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...