36.2 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Situata dramatike në Kosovë/ Rama: Është e dënueshme çfarë ndodhi, e vetmja rrugë është dialogu

Kryeministri Edi Rama, nga Kroacia është ndalur te situata dramatike që ndodhi në veriun e Kosovës gjatë javës së kaluar. Rama ka theksuar dhe një herë, moslinjëzimin me deklaratën e BE-së, për të cilën tregon që nuk ka pasur probleme te përmbajtja, por momenti kur u njoftua.


Edi Rama:

Shqipëria për herë të parë në 10 vitet e fundit, ka vendosur që të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së, që pasonte takimin mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Për arsye proceduriale do të bëhej publike në të njëjtën kohë kur ndodhën zhvillimet dramatike në veriun e Kosovës dhe në Beograd. Ne faktikisht, në pamundësinë tonë për t’u linjëzuar me deklaratën, jo me përmbajtjen, por e nxjerrë në atë moment, kur ishte e nevojshme që të dëgjohej një qëndrim, ndaj Serbisë, për këto arsye deklarata nuk mund të mbështetej nga ne.

Vrasja e një polici të Kosovës, nga një grup kriminal i armatosur deri në dhemb, ushtarakisht në territorin e Kosovës dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme. Ky është qëndrimi ynë dhe duke qenë promotorë të dialogut të paqes përfundimtare që kalon nga njohja e Republikës së Kosovës dhe duke u përpjekur gjithmonë të jemi anëtarë të përgjegjshëm, e konsiderojmë këtë zhvillim, këto 2 zhvillime, sepse shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona që ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie, të eliminuar si kriminel është diçka po aq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu.

Në këtë pikë jemi shumë të keqardhur, për këtë zhvillim që e çon pas normalizimin. Jemi të bindur që e vetmja rrugë është dialogu, mbështetja nga BE dhe SHBA dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe me kufirin me Kosovën, që vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive që duhet të kurojmë. Është pozitive tërheqja e tyre, por negative që përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë interesave afatgjata dhe këtij momenti ku rajoni duhet të jetë i përqendruar në paqe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...