16.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

“Rama po përgatit rrëmbimin e tokës fermerëve për tja dhënë oligarkëve”/ Vasili: “Toka pa punuar mbetet vetëm për shkak të tij”

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se kryeministri Rama “po përgatit rrëmbimin e tokës së fermerëve për t’ua dhënë oligarkëve”.

Ai shtoi se Rama po shërben si gjymtyrë e oligarkëve dhe po përgatit rrëmbimin mafioz të tokës së fermerëve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar, por sipas tij toka ka mbetur pa punuar për shkak të Ramës dhe qeverisë që po mbytin dhe asfiksojnë bujqësinë.

Postimi i plotë:
SKANDALI.
Rama po pergatit rrembimin e tokes fermereve per tja dhene oligarkeve!
Edi Rama si gjymtyre e oligarkeve po pergatit rrembimin mafioz te tokes se fermereve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar.
Asnje fermer nuk e lë asnje meter katror toke pa punuar me deshiren e tij.
Toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames dhe qeverise, qe ne menyre te qellimshme po e mbytin dhe asfiksojne bujqesine qe ajo te falimentoje dhe me pas ti rrembejne token.
Qeveria me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise:
vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore
-fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,
– cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar
– subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.
Te gjitha keto ja bejne te pamundur fermereve te shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje te medha dhe zhyten ne varferi dhe mjerim.
Qeveria qellimisht e ka renduar drejt falimentimit situaten, qe te beje ligj dhe tua rrembeje token per tua dhene oligarkeve, qe te investojne parate e korrupsionit te qeverise.
Ne rast se qeveria do te merrte si hap te pare masat e meposhtme do te shihnit se si asnje pellembe toke nuk do te lihej pa punuar
-Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.
-Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.
-Riformulimin e skemës mbështetëse. Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
-Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.
-Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...