18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Rama publikon pamje nga Gjiri i Lalzit: “Nga zaptues në të përzënë me duar në xhepa”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike në bregdet, duke publikuar këtë herë pamje nga Gjiri i Lalzit, ku brenda ditës janë hequr qindra shezllonë e çadra të vendosura pa leje në zonën publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një hap vendimtar drejt një qasjeje të re për menaxhimin e bregdetit, e cila synon të rikthejë vijën bregdetare në shërbim të të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm një pakice që e shfrytëzon për përfitime tregtare.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”, shkruan kryeministri, duke e ilustruar edhe me fotografi të zonës pas ndërhyrjes së Inspektoratit.

Ai nënvizon se ky aksion është vetëm fillimi, ndërsa shton se për të mbrojtur hapësirat publike nuk do të ketë tolerime.

“Kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e disa tregtarëve”, theksoi Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur disa javë më parë në disa pika të bregdetit shqiptar, duke përfshirë ndërhyrje në Dhërmi, Ksamil, Shëngjin dhe tashmë edhe në Gjirin e Lalzit. Autoritetet kanë paralajmëruar masa të ashpra për çdo subjekt që shkel ligjin dhe vendos struktura në kundërshtim me rregullat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...