14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Rama sot në Bosnje Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për mediat me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto më Sarajevë.

Rama ndodhet sot në Bosnje Hercegovinë, në kuadër të turit të tij dy ditor në rajon.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se dy vendet po punojnë për hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Sa i përket samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama theksoi se 6 vendet e Ballkanit do të kërkojnë që të marrin më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian.

Edi Rama: Uroj që ky të jetë një shembull se si vendimet e rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të merren dhe të zbatohen. Dëshirojmë ti forcojmë marrëdhëniet me Bosnje Hercegovinën, për të hapur ambasadën e Shqipërisë në Bosnje. Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar. Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë. Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja e vrasjes së çiftit Mujeci: Skema me dy makina, konflikti i vjetër dhe...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë, një ngjarje që ka tronditur opinionin...

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: “Vrapova drejt...

0
Nëna e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për herë të parë për...

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...