22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ramush Haradinaj për rihapjen e Katedrales Notre-Dame: “Një simbol i kulturës dhe qytetërimit botëror”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar rihapjen e Katedrales Notre-Dame në Paris pas rindërtimit të madh që ka kaluar. Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një simbol të fuqishëm të kulturës franceze dhe botërore.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se Katedralja Notre-Dame është një monument i pazëvendësueshëm, i cili ka rinisur pas një rindërtimi të madh, duke përkujtuar donacionin e Kosovës prej 20,000€ për këtë projekt.

Haradinaj theksoi gjithashtu se ky kontribut u bë në maj të vitit 2018, kur ai ishte Kryeministër i Kosovës dhe theksoi se, pavarësisht kritikave të kohës, ky ishte një moment krenarie për vendin, duke treguar angazhimin e Kosovës për mbështetje të vlerave të kulturës dhe trashëgimisë universale.

Citatet e Haradinajt:

“Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh.”

“Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€.”

“Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës, por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbështet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...