23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Raportuesi i PE për Serbinë: Vuçiç trajton BE-në si “bufe” dhe kritikët si armiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po vazhdon të nxjerrë në pah tensione me Bashkimin Evropian, duke zgjedhur vetëm bashkëbiseduesit që i përshtaten dhe duke e konsideruar kritikët si armiq. Kështu e ka vlerësuar raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, në një intervistë për gazetën serbe “Vecernji list”.

Picula theksoi se qasja e Vuçiç nuk është e re, pasi ai e trajton në të njëjtën mënyrë edhe rivalët politikë vendas dhe qytetarët e Serbisë. “Vuçiç flet kryesisht ose me një pasqyrë, ose me gazetarë të zgjedhur, të cilët më pas përcjellin perceptimin e tij për situatën në Serbi dhe rajon”, tha Picula.

Raportuesi i PE përmendi gjithashtu se deklaratat e sulmeve ndaj Bashkimit Evropian dhe kritikëve të tij janë shtuar kohët e fundit, pak ditë para vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian në Beograd, të udhëhequr nga vetë Picula, që u zhvillua nga 22 deri më 24 janar. Vuçiç dhe kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Ana Brnabiç, refuzuan të takonin delegacionin.

Sipas Piculës, pyetja kryesore që lind është nëse Serbia, me Vuçiçin në krye, dëshiron realisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian: “Deklarativisht po, por në praktikë po bën gjithçka për ta shmangur atë”. Ai shtoi se problemet në Serbi janë akumuluar gjatë viteve dhe se Vuçiç fajëson të tjerët për sfidat e vendit, duke shmangur përgjegjësinë e vet dhe të sistemit të tij.

Raportuesi përsëriti gjithashtu mbështetjen e Parlamentit Evropian për politikën e zgjerimit, duke përfshirë Serbinë, por nënvizoi se përparimi i vendit mbetet i ngadalshëm për shkak të problemeve të pazgjidhura politike dhe institucionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...