30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Rast i rëndë në Britani: Burri dhe pesë bashkëpunëtorë akuzohen për përdhunim dhe abuzimin seksual mbi ish-gruan për 13 vite

Në Britaninë e Madhe, një burrë dhe pesë të tjerë po përballen me akuza të shumta për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj një gruaje për më shumë se 13 vjet. Sipas mediave ndërkombëtare dhe policisë së Wiltshire, gjashtë burrat janë akuzuar për mbi 60 krime seksuale kundër një gruaje të vetme, ish-gruas së njërit prej tyre.

Philip Young, 49 vjeç, nga Swindon dhe ish-burri i viktimës, akuzohet për 56 krime seksuale, përfshirë drogimin e ish-gruas së tij për ta detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. Ai përballet gjithashtu me akuza për posedim të pornografisë me fëmijë. Viktima, 48-vjeçarja Joanne Young, ka lejuar publikimin e emrit të saj, duke hequr dorë nga e drejta ligjore për anonimitet.

Abuzimet kanë ndodhur midis viteve 2010 dhe 2023. Pesë të tjerët, të moshës 31 deri në 61 vjeç, akuzohen për përdhunim dhe u liruan me kusht, ndërsa ish-bashkëshorti i saj qëndron në paraburgim. Të gjithë priten të paraqiten për seancën dëgjimore nesër në Gjykatën e Kurorës Swindon.

Rasti ka ngjashmëri me atë të francezes Gisèle Pelicot, e cila u abuzua për rreth dhjetë vjet nga bashkëshorti dhe disa bashkëpunëtorë, për të cilin u dhanë disa dënime, duke përfshirë një burgim 20-vjeçar për autorin kryesor Dominique Pelicot. Ky rast vlerësohet si një nga më të rëndët për abuzim të vazhdueshëm seksual në Britani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...