15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Reagimi i Pjerin Ndreut në SPAK: Kallëzim i PD-së si pengesë për zhvillimin e Lezhës

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar dje pas thirrjes së tij në SPAK ku mësoi se është nën hetim për “shpërdorim detyre” pas kallëzimit të Partisë Demokratike. Ndreu shkroi në një postim në rrjetet sociale se nuk ka bërë asnjë shkelje, asnjë përfitim apo dëm ekonomik, por sulmon PD-në duke thënë se atyre “u vriten sytë nga zhvillimi”. Ndreu u kallëzua për prokurimin e një rruge pa miratimin e ARRSH-së dhe brenda afateve të fushatës zgjedhore.

“Sqarim publik për miqtë që janë në merak, armiqtë politikë që janë në qejf dhe interpretuesit sipas  fantazisë!Thirrja ime në SPAK është vepër e PD Lezhë që ju vret sytë çdo zhvillim! Për këtë arsye se ngrenë kokën e s’kanë për ta ngritë! Këta përfitimin e sigurisë së jetës për qytetarët se kanë asgjë para një pretendimi banal procedure! Që mua në fakt s’më ngarkon fare me përgjegjësi!  Kështu që mos të ekzaltohen kot! Do vazhdojmë zhvillimin vrullshëm se nuk mund të punojmë 2 vite dhe të pushojmë 2 të tjera se ka zgjedhje! Është absurde kjo! Punët publike nuk ndalen! Por këto s’janë mësuar me punë e s’kanë faj! Merr vota e mbjell mjerim! Sa vota ju ka dhënë Lezha s’kishte nevojë me diskutu trotuare e rrugë sot! 30 vite rrush e kumbulla! S’kanë moral me thënë pse nuk punuan dhe o burra në SPAK!Miqve ju them se s’ka asnjë arsye me u ba merak! S’ka asnjë fajësi askund, as përfitim as dëm ekonomik! Ndërsa për të tjerët, fantazia pa lekë është mund të vazhdojnë! Vazhdojmë punën me intensitet! Së shpejti fillon revolucion me investime, që Lezha as se ka imagjiniar kurrë! Këta të PD do vuajnë nga zhvillimi, nuk i ndihmojmë dot!”, shkruan ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...