23.4 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Reagon Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ,”Nuk ka ende goditje brenda në termocentral,situata vazhdon të jetë e tensionuar”

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, po jep një konferencë për lajmet mbi situatën në Ukrainë.

Ai këmbënguli se sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nuk prekën reaktorët, por një ndërtesë “ngjitur”.

“Është e rëndësishme të thuhet se të gjitha sistemet e sigurisë të gjashtë reaktorëve në termocentral nuk u prekën fare,” tha zoti Grossi. “Nuk ka pasur asnjë lëshim të materialit radioaktiv.”

Ai shtoi se situata “natyrisht vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese për shkak të rrethanave”.

Grossi tha se dy persona u plagosën në sulmin e natës, që të dy besohet të jenë personel sigurie.

Ai shtoi se është në kontakt me forcat ruse dhe ukrainase.

“Këtu duhet të theksoj për momentin se [dhoma e kontrollit] është staf thjesht ukrainas që drejton operacionet atje,” tha zoti Grossi.

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se termocentrali bërthamor ishte nën kontrollin rus.

Grossi thotë se ka në plan të udhëtojë në Çernobil – i cili është nën kontrollin e Moskës – “sa më shpejt të jetë e mundur” për të biseduar me Rusinë dhe Ukrainën.

Ai gjithashtu ishte në gjendje të konfirmonte se predha që goditi centralin bërthamor në Zaporizhzhia “vinin nga forcat ruse”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...