35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Rebelët Huthi kërcënojnë me rifillimin e sulmeve ndaj anijeve izraelite

Rebelët jemenas Huthi kanë paralajmëruar se do të rinisin sulmet ndaj anijeve izraelite nëse brenda katër ditësh nuk rifillojnë furnizimet me ndihma për Gazën.

“Nëse Izraeli vazhdon pas katër ditësh të parandalojë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës, atëherë ne do të nisim operacionet tona detare kundër Izraelit armik,” deklaroi kreu i grupit të mbështetur nga Irani, Abdulmalik al-Huthi.

Huthit, të cilët kontrollojnë shumicën e Jemenit, kanë kryer më parë sulme me dronë dhe raketa ndaj anijeve izraelite dhe atyre të lidhura me Izraelin, si dhe ndaj mjeteve lundruese në Detin e Kuq. Megjithatë, grupi njoftoi për një armëpushim në janar.

Ky kërcënim vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara e rifutën grupin Huthi në listën e organizatave të huaja terroriste dhe vendosën sanksione ndaj shtatë figurave të tij kryesore.

Bllokimi i ndihmave humanitare dhe negociatat për armëpushim

Më 2 mars, Izraeli njoftoi se do të ndalonte hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë derisa Hamasi të pranonte një zgjatje të armëpushimit. Faza e parë e marrëveshjes, e cila përfshinte rritjen e ndihmave humanitare, përfundoi më 1 mars.

Gjatë kësaj faze gjashtëjavore të armëpushimit, Hamasi liroi 25 pengje izraelite dhe trupat e tetë të tjerëve, ndërsa Izraeli liroi gati 2.000 të burgosur palestinezë. Forcat izraelite u tërhoqën nga shumica e Gazës dhe ndihmat humanitare u lejuan të hynin në enklavë. Megjithatë, armëpushimi u shoqërua me akuza për shkelje nga të dyja palët.

Tani, të dy palët duhet të negociojnë fazën e dytë të armëpushimit, që përfshin lirimin e pengjeve të mbetura nga Hamasi në këmbim të tërheqjes izraelite dhe një marrëveshjeje për armëpushim afatgjatë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Që nga ajo kohë, si pasojë e ofensivës izraelite, më shumë se 48.000 palestinezë janë vrarë në Gaza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...