25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Reforma territoriale duhet ngritur në një nivel të ri”/ Mazniku ndalet në Shkodër për dëgjesat publike

Dëgjesa e radhës për reformën e re territoriale është zhvilluar këtë të premte në Shkodër, ku bashkëkryetari i komisionit për reformën, Arbjan Mazniku, theksoi nevojën për rishikimin dhe forcimin e organizimit vendor pas një dekade nga zbatimi i reformës së parë territoriale.

Sipas Maznikut, ndryshimet demografike, eficienca e funksionimit të bashkive dhe procesi i integrimit europian kërkojnë një qasje të re për mënyrën se si organizohet pushteti vendor në vend.

Ai u ndal edhe te katër sfidat kryesore me të cilat përballen aktualisht bashkitë, duke theksuar se reforma e re duhet të adresojë problematika që lidhen me administrimin lokal, ofrimin e shërbimeve, zhvillimin ekonomik dhe përfaqësimin qytetar.

Mazniku deklaroi se procesi i dëgjesave do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit, me synimin për të mbledhur propozime dhe shqetësime nga komunitetet lokale për reformën e ardhshme territoriale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...