20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rita Ora publikoi dy ditë më parë mini-albumin e titulluar “Bang”/ I cili mori vëmendje të madhe me detajet e kulturës shqiptare

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora publikoi dy ditë më parë mini-albumin e titulluar “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur si Imanbek, David Guetta dhe Gunna. Projekti i cili mori vëmendje të madhe me detajet e kulturës shqiptare, këngëtarja e cilësoi si më të vështirin që ka realizuar.

“Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të treguar prejardhjen time kulturore.”, u shpreh Rita.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ndërsa është ndalur më gjatë tek klipi i mini-albumit me katër këngë, për realizimin e të cilit ka bashlkëpunuar ngushtë me stilistin Valdrin Sahiti.

“Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua stilimet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai zbatoi aq bukur esencën e kostumeve tradicionale që ishte perfekte për mua.“, u shpreh Rita.

 

Rita ora dhe prania e emrit të saj në muzikë nuk ishte shumë aktual. Këngëtarja ka vendosur që fuqitë t’i ruajë për 2021-in, pasi siç tha ajo, këtë vit do të jetë shumë aktive si me projekte muzikore ashtu dhe kinematografike. Ndërkaq, ajo tha se mezi po pret të performojë sa më parë në Kosovë, duke shtuar se i mungon shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...