25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Rodri nën presion, Real Madrid dhe Barcelona të gatshëm për ofertë për mesfushorin e Manchester City

Afati kalimtar i verës parashikohet sfidues për Manchester City, që do të duhet të bëjë maksimumin për ta mbajtur në skuadër mesfushorin kyç, Rodri.

Sipas raportimeve nga mediumi gjerman Bild, 29-vjeçari spanjoll ka tërhequr interes serioz nga dy gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona, të cilët janë të gatshëm të paraqesin oferta të rëndësishme financiare për ta bindur që të largohet nga “Etihad Stadium”.

Rodri ka qenë një figurë kyçe në mesfushën e Cityt gjatë viteve të fundit, duke kontribuar në sukseset e klubit anglez. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, duke i dhënë Manchester City një pozitë të fortë negociuese.

Megjithatë, me interesimin në rritje nga Spanja, klubi mund të detyrohet të ofrojë kushte më të mira për ta mbajtur mesfushorin, ndërsa spekulimet për një rikthim të mundshëm të Rodrit në La Liga po shtohen dita-ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...