21.9 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Rrezikoia qytetarët në sheshin ‘Skëndërbej’/ 32-vjeçari del para gjykatës dhe merr masën e sigurisë “arrest me burg”

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Memën, i cili mesditën e 25 prillit rrezikoi të shtypte me makinë disa qytetarë me makinë në sheshin ‘Skëndërbej’.

Në dëshminë e dhënë në gjykatë, Mema u shpreh: “Se bëra me të keq. Më doli makina jashtë kontrollit, doja të lëvizja djathtas, automjeti iku majtas”.

Ai akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 25 prillit ndërkohë që në vend po mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Drejtuesi i automjetit u neutralizua nga qytetarë të pranishëm. Një djal i ri kërceu mbi xhamin e parë të makinës dhe e goditi drejtuesin e makinës, Arben Mema.

Autori i kesaj ngjarje tha disa fjalë pasi u vendos në pranga nga Policia. “Nuk mora vesh gjë fare. I futa një cigare!”, u shpreh ai.

Në njoftimin e Policisë pas ngjarjes u bë me dije se 32-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe se përpara se të futej në shesh kishte aksidentuar edhe tre automjete të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...