29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rritet tensioni mes Francës dhe Ukrainës,Kuleba mesazh të qartë Macron: Po poshtëroni vetëm shtetin tuaj me…

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos “poshtërojnë” presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

“Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten,” shkruante zoti Kuleba të shtunën në Tëitter.

“Më mirë të përqendrohemi të gjithë tek përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë”, tha ai.

“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalen, të mund të krijojmë një platformë për zgjidhje diplomatike,” tha zoti Macron në një intervistë të premten, duke shtuar se Franca do të luante një rol kyç në ndërmjetësim.

“Unë mendoj dhe ia kam thënë (Presidentit Putin) se ai ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten e tij dhe për historinë,” tha Macron. “Unë mendoj se ai u vetëizolua”, shtoi ai.

Zoti Macron është përpjekur të mbajë të hapur dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë në vendet e Evropës Lindore dhe baltike në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të ushtruar presion ndaj presidentit rus për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Presidenti Macron ka folur rregullisht me presidentin Putini që kur filloi agresioni, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme mes Kievit dhe Moskës.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri tani, zoti Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si udhëheqësit e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vizite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...