22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rritja e çmimeve “në nivele stratosferike/ Tabaku: “A është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve?”

Deputetja e PD, Jorida Tabaku denoncon rritjen e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet dhe mishin në nivele stratosferike”.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, lidhur me nivelin ku ka arritur çmimi i naftës në vend, Tabaku thotë se nuk është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve.

Postimi i Jorida Tabakut

📌 Diskutuam ditën e djeshme në kuvend rritjen e çmimeve të ushqimeve .

Qeveria u ankua se nuk ka çfarë t’i bëjë luftës në Ukrainë si dhe u justifikua se ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon.

E vërteta është që rritja e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet 🥦 dhe mishin është në nivele stratosferike.

Qeveria justifikohet në vend që të ndërmarrë nisma konkrete me taksat ose shpërndarjen e buxhetit për shqiptarët.

A është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve? Natyrisht që jo!

Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Përse rritet çmimi i naftës ⛽?

Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa.

Sepse tregu i naftës është me oligarkë që kanë centralizuar ofertën dhe qeveria nuk është më në krahun e qytetarëve.

Këto shifra që janë të nxjerra nga të dhënat e INSTAT e konfirmojnë qartë problemin e rritjes së çmimeve që ka Shqipëria!

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...