6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Rritja e çmimit të energjisë/ PD: “Shqipëria është në rrezik, për sa kohë Rama dhe hajdutët e tij vazhdojnë e qeverisin në këtë mënyrë”

Anëtari i Kryesisë së Parisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar për vendimin e ERE-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ai u shpreh se OSHEE që prej gati 3 javësh ka refuzuar kërkesat e kryefamiljarëve për të patur matës së energjisë elektrike më vete. Sipas Bozdos, bëhet fjale për ato familje që jetojnë në banesa të përbashkëta dhe që nuk kanë një matës më vete dhe janë të detyruar të ndajnë faturat me personat e tjerë që jetojnë në atë godinë.

Mes të tjerash demokrati thekson se me ndryshimin e ri ne fashën e konsumit të energjisë elektrike, këta qytetarë do të përballen me fatura marramendëse. Po ashtu Bozdo i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.

Reagimi i Eno Bozdo:
“Prej 3 javësh tashmë, OSHEE refuzon kërkesat e kryefamiljarëve për të pasur matës më vete të energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për ato familje që jetojnë në banesa të përbashkëta dhe që për momentin kanë vetëm një matës. Deri më sot kjo nuk sillte asnjë ndryshim sa kohë çmimi energjisë ishte i njëtrajtshëm, pavarësisht konsumit.

Por tani që çmimi rritet mbi 4 herë mbi fashën 800 këh në muaj, është në të drejtën e familjeve të keni matës të veçantë për çdo familje. Sepse ndryshe do të paguajnë 4-fishin e asaj që u takon.
Pikërisht këtë të drejtë, prej 3 javësh, OSSHE po e refuzon në mënyrë arbitrare.
OSHEE e refuzon sepse kërkon të paguhet padrejtësisht, për të rritur arkëtimet.
Tipike për OSHEE, kompania më e korruptuar publike, të cilës ne sot i paguajmë jo pak por 50% të çmimit të energjisë.
Është absurde dhe e turpshme që përveç çmimit shumë të lartë, shqiptarët të paguajnë edhe hajdutërinë e rradhës.
Shqipëria është në rrezik, për sa kohë Rama dhe hajdutët e tij vazhdojnë e qeverisin në këtë mënyrë.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...