27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Ruajeni si një kujtim të bukur”, kështu u shprehën para gjykatës dy vëllezrit që vranë kushuririn

Dy vëllezërit shqiptarë, 17 dhe 19 vjeç janë lënë në burg, pasi vranë kushëririn e tyre 28-vjeçare, me pretendimin e ai kur kanë qenë në moshë 4 dhe 6 vjeç, i ka përdhunuar.

Në dëshminë e tyre para hetuesve në Greqi, ata kanë thënë se e kanë vrarë pasi në momentin që e kanë pyetur pse kishte abuzuar me ta, u kishte thënë ta ruanin si një kujtim të bukur apo si përvojë interesante seksuale. Kjo ka bërë që vëllezërit ta sulmonin me thikë, për vdekje.

“E pyetëm pse na e bëri këtë të keqe dhe ai u përgjigj duke na folur me ironi dhe me tone kërcënuese. Ai na tha ta harrojmë, ‘çfarë doni dhe çfarë mendoni se do të arrini duke më pyetur gjatë gjithë kohës për atë që ka ndodhur’, ndërsa në fund na është drejtuar duke na thënë se duhet ta ruajmë si një kujtim i bukur dhe se ishte një eksperiencë seksuale interesante me të. Më pas, me sjelljen e tij, viktima na provokoi duke iu referuar abuzimit seksual që kishim pësuar prej tij në të kaluarën dhe filluam të rijetojmë në mendje atë që na kishte ndodhur dhe më pas ndjemë zemërim, inat dhe indinjatë të pakontrolluar”.

Më pas njëri nga dy vëllezërit i tha hetuesit: “Prandaj, për shkak të sjelljes së viktimës, në atë moment u hutova, nxora thikën dhe arrita ta godas me thikë në trup. Gjatë përleshjes sime me të ndjerin, ai u përball me mua, ku vëllai im duke parë se unë isha i dobët ndaj tij, deri në atë pikë sa më në fund u kërcënua jeta ime, i ndjeri duke qenë më i madh, nxori thikën dhe vëllain tim dhe e goditi me thikë”.

Në lidhje me abuzimin seksual, që pretendon se e ka pësuar nga viktima, 17-vjeçari i tha hetuesisë: “Në moshën 3-4 vjeç më është afruar me video-lojëra dhe më ka thënë fillimisht do të bëjmë diçka mes nesh dhe pastaj më linte të luaja me ato, që në atë kohë prindërit tanë nuk kishin mundësi financiare të na siguronin”.

Nga ana e tij, vëllai i tij 19-vjeçar ka pohuar: “Ngjarja që më ka traumatizuar më shumë ka qenë momenti kur kam qenë dëshmitar okular i ngacmimeve seksuale të marra nga vëllai im, ndërsa unë jam detyruar të shikoj në rast se do të vinte dikush”.

Së fundi, dy të pandehurit duke iu referuar thikave, dëshmuan se nuk kishin ndërmend t’i përdornin dhe se i mbanin për sigurinë e tyre personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...