29.2 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Rusia kërcënon Bosnjen nëse bashkohet me NATO-n, reagon me urgjencë SHBA

Frika e përshkallëzimit të konfliktit që ka nisur në Ukrainë, është ende në ajër, me deklaratat e rusëve që së fundi duket se shënjestrojnë edhe Ballkanin.

Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina mund të përsojnë fatin e Ukrainës, nëse bashkohen me aleancën ushtarake të NATO -s .

Deklarata e fortë u dha të enjten, ku ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, tha se vendi ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij në lidhje me NATO-n, por paralajmëroi se Kremlini do të “përgjigjej”.

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër”, tha ai për Ftv.

Këto kërcënime, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

“Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...