24.7 C
Tiranë
Friday, July 31, 2026

Rusia miraton strategjinë e re të politikës së jashtme, shpall Perëndimin si “kërcënim ekzistencial”

Rusia miratoi strategjinë e re të politikës së jashtme, në të cilën e shpall Perëndimin si “kërcënim ekzistencial”.

Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jashtme, në të cilën Perëndimi shpallet si “kërcënim ekzistencial”. Strategjia e re u bë e nevojshme prej “përmbysjeve aktuale në arenën ndërkombëtare”, deklaroi presidenti Vladimir Putin. Ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se ky është reagimi i Moskës ndaj “natyrës ekzistenciale të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë nga veprimet e shteteve jomiqësore”.

20 shtete si “jomiqësore”

Në fokus të strategjisë së re të politikës së jashtme ruse të shpallur nga Putin është “eliminimi i dominimit” të Perëndimit në politikën botërore. “Federata Ruse synon t’i japë përparësi eliminimit (…) të dominimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore,” thuhet në dokumentin prej 42 faqesh.

Moska ka klasifikuar rreth 20 shtete si “jomiqësore”. Ndër to janë SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia,  të cilat kanë vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Kina dhe India aleatë të rëndësishëm

Nga ana tjetër Kina dhe India shpallen aleatë të rëndësishëm të Rusisë në skenën botërore. Dhe në strategji theksohet rëndësia e “marrëdhënieve dhe koordinimit më të thellë me qendrat sovrane dhe miqësore të pushtetit dhe të zhvillimit global dhe në kontinentin Euroaziatik”. Doktrina parashikon gjithashtu zgjerimin e marrëdhënieve me Afrikën dhe Amerikën Latine.

Në të njëjtën kohë edhe aleati i Putinit, sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko, deklaroi gatishmërinë e tij për stacionimin e armëve bërthamore strategjikeruse në Bjellorusi.

DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shqetësuar. Në marrëdhënie, një bisedë...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
Për 30 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të territorit....

Haxhiu i përgjigjet Vuçiqit dhe Bërnabiqit: “Retorika shoviniste nuk e ndryshon realitetin, Kosova është...

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetares...

Rama publikon të dhënat e AMA-s: “Shqipëria nuk është autokraci, opozita ka më shumë...

0
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook të dhëna nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), të cilat, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria...

Honor prezanton Robot Phone, telefoni me kamerë 200 MP mbi gimbal që ndjek automatikisht...

0
Honor ka zbuluar detaje të reja për telefonin e saj të ardhshëm Robot Phone, një pajisje inovative që synon të ndryshojë mënyrën e fotografimit...