29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rusia në përpjekje të pushtojë Ukrainën lindore, shkaktojnë zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytetin Severodonetsk

Granatimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytetin Severodonetsk të Ukrainës, ku luftimet janë zhvilluar “pa u ndalur”, thotë kreu i rajonit.

Serhiy Haidai i tha televizionit ukrainas se zjarri i së shtunës filloi pas një rrjedhjeje dhjetëra tonësh nafte nga radiatorët e dëmtuar në uzinën Azot, shkruan BBC. Qindra civilë thuhet se janë strehuar në uzinë. Severodonetsk është bërë pika qendrore e përpjekjeve të Rusisë për të avancuar në Ukrainën lindore. Lufta ka zgjatur më shumë se tre muaj.

Përpjekja e hershme e Rusisë për të pushtuar qytetet e mëdha, përfshirë kryeqytetin Kiev, dështoi dhe tani po përpiqet të pushtojë rajonet e Luhanskut dhe Donetsk – një zonë e gjerë kryesisht industriale e njohur kolektivisht si Donbas.

Marrja e Severodonetsk dhe Lysychansk do ta afronte Rusinë më afër qëllimit të saj, pasi do t’i jepte kontroll mbi Luhansk.

Në deklaratën e tij, zoti Haidai pranoi se shumica e Severodonetsk tani ishte në duart e Rusisë.

E ushtria ruse thotë se të gjitha zonat e banuara të Severodonetsk janë tani nën kontrollin e saj. “Uzina kimike Azot ka qenë nën granatime të rënda për orë të tëra”, tha Haidai të shtunën. Ai nuk tha nëse ka viktima dhe nëse zjarri është shuar më vonë.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se trupat ruse kanë pësuar “shumë viktima” në Donbas. Ai tha gjithashtu se forcat ukrainase kishin rimarrë fshatra dhe qytete në rajonet juglindore të Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ukraina ka kërkuar më shumë armë nga aleatët e saj, duke paralajmëruar se Rusia ka të paktën 10 herë më shumë artileri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...