25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Rusia sfidon vendimin e Kanadasë, avioni fluturon mbi hapësirën e saj ajrore

Kanadaja do të hetojë një fluturim ndaj kompanisë ruse Aeroflot, që shkeli vendimin për t’i ndaluar të gjithave fluturimet që vijnë apo nisen në drejtim të Rusisë.

Autoritetet kanadeze thonë se janë të vetëdijshëm për shkeljen që kjo kompani i bëri, ndërsa kishte destinacion Moskën.

“Ne po fillojmë një hetim të sjelljes së Aeroflot-it dhe ofruesit të pavarur të shërbimit të navigimit ajror. Nuk do të hezitojmë t’i ndërmarrim veprimet e duhura të zbatimit dhe masa të tjera për të parandaluar shkelje të ardhshme”, thuhet në reagim.

Fluturimi, sipas Dailymail, u nis nga Miami rreth orës 14:30, derisa pritet të ulet në Rusi në orën 10:15 të të hënës.

“Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, ka deklaruar ministri i Transportit së Qeverisë së Kanadasë, Omar Alghabra.

Janë disa shtete perëndimore që ia kanë ndaluar Rusisë fluturimet, pas luftimeve në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...