14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Rusia sulmon Kievin me dronë, raportohet për 1 të vdekur dhe 4 të plagosur

Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmet pasi forcat ruse shënjestruan Kievin me breshëri dronësh Shahed të prodhuar nga Irani, në orët e para të së enjtes, njoftuan zyrtarë të administratës së Kievit.

Përveç viktimave në njerëz, edhe ndërtesat në disa zona u dëmtuan.

Shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Kievit, teksa mbetjet e dronëve të rrëzuar ranë në katër lagje të kryeqytetit ukrainas, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia gjuajti gjithsej 20 dronë, kryesisht në rajonin e Kievit, dhe bëri të ditur se të gjithë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Në Ukrainën perëndimore u raportua se një raketë lundrimi u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

“Ne vlerësojmë punën e përpiktë të forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, shkroi administrata rajonale në Telegram.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ekipet e shpëtimit kanë shuar zjarrin në një pallat banimi 16-katësh. Mbetjet e dronëve të rrëzuar gjithashtu dëmtuan fasadën e një pallati 25-katësh, shkroi ministria.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, deklaroi se dhjetëra dronë të prodhuar nga Irani u rrëzuan me sukses mbi kryeqytet gjatë së njëjtës natë.

Këto sulme shënuan natën e tretë radhazi të sulmeve me dronë dhe raketa të nisura nga Rusia në Ukrainë.

Siç raportoi kryebashiaku i Kievit, Vitali Klitschko, shpërthimet u regjistruan në lagjet Solomianski, Shevçenkivski, Podilski dhe Darnitski.

Ai bëri të ditur se dy persona u shtruan në spital në rrethin Darnitski, dhe dy të tjerë në rrethin Shevçenkivski.

Sipas ushtrisë ukrainase, dronët iranianë të lëshuara nga ushtria ruse hynë në kryeqytet nga drejtime të ndryshme.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, zjarri është shuar në të gjitha vatrat e shpërthimit, dhe në vendngjarje kanë punuar 95 ekipe shpëtimi.

Raportohet se sirenat e alarmeve u lëshuan në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: “Vrapova drejt...

0
Nëna e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për herë të parë për...

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...